VIDEO/Hodhi ushqimin në kosh, reagon shef Renato pas sjelljes arrogante me konkurrentët

VIDEO/Hodhi ushqimin në kosh, reagon shef Renato pas sjelljes arrogante me konkurrentët

257
0
Shares

Emisioni më i ri i kompeticionit të gatimit në Top-Channel nuk u prit mirë nga audienca e cila shpërtheu në komente negative pas sjelljes së shefit Renato Mekolli.

Bëhet fjalë për ‘Hell’s Kitchen’ ku disa konkurrentë duhet të gatuajnë për një orar të caktuar dhe janë nën monitorimin e shefit të kuzhinës përsa i përket mënyrës si i servirin dhe përgatisin ushqimet.

Ky lloj format lejon acarimin, sjelljen vulgare dhe sharjet e shefit ndaj kuzhinierëve, por publiku shqiptar e ka cilësuar të tepruar dhe pa vend këtë gjë, sidomos hedhjen e ushqimit në koshin e mbeturinave.

Renato së fundmi është mbrojtur duke thënë se shefit i lejohet kjo gjë. Në një prononcim të fundit për revistën Class, shef Renato thotë se “Kuzhina e Djallit” është një format i cili e lejon këtë lloj komunikimi me publikun.

Sepse, që të jemi të sinqertë, flitet edhe ashpër në kuzhinën e vërtetë, në të mirë të klientëve që të kanë besuar shijen e tyre. Edhe Renato, të gjithë energjinë e çliron për të lënë të kënaqur klientët me gatimet e konkurrentëve.

Renato sqaron se formati dhe televizioni, shpeshherë diktojnë te publiku një profil “të rremë” të personazhit, por duhet të dimë ta ndajmë, thekson ai, atë që përfaqësojmë në ekran dhe atë që jemi në të vërtetë:

“Unë jam shumë kërkues në punë, nuk toleroj, sado që mund ta tejkaloj ndonjëherë limitin. Ndërsa jashtë pune jam njeri shumë normal dhe i qetë, shrehet ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY