Të sapomartuarit në shënjestër, gjobë nëse nuk deklarojnë shpenzimet e dasmës

Të sapomartuarit në shënjestër, gjobë nëse nuk deklarojnë shpenzimet e dasmës

130
0
Shares

Dasmat janë gjithmonë ato gëzime të cilat kërkojnë një buxhet të shëndoshë dhe të ardhura të shumta. Kush martohet, e di shumë mirë se do t’i duhet të shpenzojë disa miliona lekë për ceremoninë, darkën, veshjet etj.

Nisur nga kjo gjë, Rumania ka shënjestruar të gjitha çiftet e reja të martuar gjatë 5 viteve të fundit. Agjencia e Mbledhjes së Taksave kërkon të deklarohen shpenzimet dhe të taksohen.

Të sapomartuarit duhet të deklarojnë shumën totale të shpenzimeve të dasmës së tyre, në të kundërt do të përballen me gjoba deri në 1071 euro.

Dhuratat e dasmës zakonisht janë në formën e parave për t’i dhënë mundësi çiftit të paguajnë për ceremoninë e martesës së tyre dhe për të shërbyer në një farë mënyrë si mbështetje financiare edhe për muajt në vijim.

Nisur nga kjo, ata kanë vendosur që të dorëzojnë formularë të gatshëm të gjithë këtyre çifteve duke kërkuar detaje për njerëzit që kanë ofruar shërbime në dasmën e tyre dhe për shumën totale që kanë shpenzuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY