Zyra e BE-së në Tiranë shmang emrin e Vangjush Dakos nga deklarata...

Zyra e BE-së në Tiranë shmang emrin e Vangjush Dakos nga deklarata për shtyp

350
0
Shares

Zyra e shtypit e misionit të BE-së në Tiranë shpërndau sot një deklaratë për mediat lidhur me një aktivitet të zhvilluar në bashkinë  e Durrësit ku merrte pjesë ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi dhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Megjithëse ky i fundit ishte edhe pritësi i këtij aktiviteti ku u lancuan rreth 73 milionë euro financim fermerëve shqiptarë nga BE, emri i tij nuk u përfshi në deklaratën e BE për këtë ngjarje.

Më poshtë është një pjesë e kësaj deklarate ku përmenden pjesëmarrësit kryesorë. Sic e lexoni më poshte emri i Dakos nuk është përmendur:

“Komisioni Evropian ka autorizuar zyrtarisht fillimin e zbatimit të programit të Instrumentit për Para-Anëtarësim për Zhvillimin Rural II (IPARD II) për Shqipërinë. Sot, në një ceremoni zyrtare, në Agriturizmin “Pema e Jetës” në Shkallnur, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i dorëzoi dokumentin zyrtar Kryeministrit Edi Rama në prani të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

IPARD II u mundëson fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare të kenë qasje në 71 milionë Euro të financuara nga BE-ja për periudhën 2014-2020 – të cilat do të plotësohen me 23 milionë Euro nga Qeveria Shqiptare – duke siguruar gjithsej 94 milion Euro financim të disponueshëm për investime në bujqësi dhe zhvillimin rural”.

Vetëm një natë më parë u publikuan disa përgjime në dy televizione ku Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako implikohej në ndërhyrje dhe pagesa për blerje votash gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar. Ndërkohë prej disa ditësh opozita shqiptare ka kërkuar arrestimin e tij.

Megjithëse Durrësi nuk është i përmendur për fermerë dhe blegtorë ashtu si Lushnja apo Fieri, Kryeministri Rama projektoi këtë aktivitet për mbështetje morale për Dakon, aq më tepër që dalja ishte edhe me praninë e ambasadorit të ri të BE-së, në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY