Vangjush Dako nën hetim nga Prokuroria, jo vetëm për krim zgjedhor

Vangjush Dako nën hetim nga Prokuroria, jo vetëm për krim zgjedhor

215
0
Shares

Kryebashkiaku i Durrësit është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas Report Tv, Dako së bashku me disa anëtarë të familjes Avdyli po hetohet për blerje votash, që pas konstatimit të bisedave me vëllanë e kreut të grupit të Shijakut në qershor të 2017.

Hetimi për krim zgjedhor nuk është i vetëm, pasi Dako po hetohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton bashkia e Durrësit, pasi janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve.

Në ditët në vijim kryebashkiaku i Durrësit pritet që të thirret për të dhënë dëshmi në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Më herët Partia Demokratike, ka kërkuar të dalin përgjimet që vërtetojnë se Dako është i përfshirë në afera kriminale. Ditën e sotme, nga selia blu, Partia Demokratike tha se Dako është i kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge para, gjatë dhe pas zgjedhjeve për të blerë pushtetin kriminal të Edi Ramës, ai duhet të ishte sot në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY