Pako e dyshimtë në Ministrinë e Jashtme, policia evakuon punonjësit

Pako e dyshimtë në Ministrinë e Jashtme, policia evakuon punonjësit

95
0
Shares

Policia greke evakuoi gjithë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Athinë këtë të premte, pas alarmit se një pako (dyshuar si bombë) ishte vendosur në ambjentet e institucionit.

Policia tha se pakoja e dyshimtë mbërriti me postë.

Ministria e Punëve të Jashtme ndodhet në Athinën qendrore, në një kompleks ndërtimi përballë parlamentit grek.

Sulmet në shkallë të vogël ndaj bizneseve, ndërtesave shtetërore, policisë dhe ndaj politikanëve janë të shpeshta në Greqi, të cilat kanë një histori të gjatë të dhunës politike.

Policia po kryen kontrollet për të përcaktuar se kush ishin personat që dërguan pakon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY