FOTO/ Basha kërkon hetim tjetër: “Dako është i pari që duhet arrestuar...

FOTO/ Basha kërkon hetim tjetër: “Dako është i pari që duhet arrestuar …”

88
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar një hetim tjetër për operacionin kriminal siç e quajti ai planin e kryeministrit Edi Rama për të shtrirë në të gjithë vendin bashkëpunimin me krimin.

Basha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-kreun e Bashkisë Elvis Rroshi dhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa shton më tej se Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet sipas Bashës është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Kreu i PD paralajmëron Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela se nëse prishin provat do mbajnë përgjegjësi.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka pasur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY