Çështja “Dako”/ Strazimiri reagon ashpër: “Një monument për “birin e kurvës!…”

Çështja “Dako”/ Strazimiri reagon ashpër: “Një monument për “birin e kurvës!…”

206
0
Shares

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar me ashpërsi por dhe sarkazëm ndaj shfaqjes në public që dha mbrëmë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

POSTIMI I STRAZIMIRIT:

Një monument për “birin e kurvës”!!!

Kjo e jona, është një shoqëri që sot simbol ka “birin e kurvës”, atë “të shkathtin”, atë që “sido që ta hedhësh – po në këmbë bie”, domethënë hileqarin… ose Nastradinin….
Atë që mund të mos jetë i bukur, i bëshëm, prezentabël! As i shkolluar, elokuent, i lexuar! Le të jetë gagaç, i shtrëmbër, shkurtabiq, mor edhe i gjymtuar nga natyra, por nëse dëshmon se është “bir kurve”, ai është heroi, modeli, ëndrra për t’u realizuar.
Ai është “dhurata e Zotit”, për nënë e babë e për motra e vëllëzër! Ai, jo motrat e bukura e me shkollë, jo vëllezërit e shëndetshëm e punëtorë që “ecin drejt e drejt”, ata “janë të mirë po s’e nxjerrin qimen nga qulli”, ” janë dedé” ….

Zakonisht është ai i vogli, ai që ka lindur gati aksidentalisht… ai është “bir kurve” … ai “i rregullon të gjithë” …
Kjo shoqëri e drobitur nga arbitrariteti, hipokrizia e maskarallëku i cilitdo që në anglisht a në shqip bën sikur s’kupton kur nuk i intereson, “birin e kurvës” e ka të vetmen “zgjidhje”! Suksesi vetë është sinonim i “birkurvllëkut”! “Birin e kurvës” e promovon madje edhe nëpër oda njësoj si në kafene, në dasma e morte me xhenazen përpara, aty ku zakonisht kafen e sjellin djemtë e rinj, ata që nëpër oda dikur bëheshin burra…
Të fitosh konsideratën publike, të gjithëpranuar të të qenit “bir kurve”, në këtë shoqëri është objektiv për t’u arritur, është niveli më i lartë i rritjes në hierarkinë sociale… është njëlloj si të jesh “Ambasadori”, është si “kalorësimi”, “fisnikërimi” në një farë mënyre ajo që anglezët e quajnë “Sir” …
Është kështu dhe është aq e vërtetë, saqë tashmë “oda”, “kafja” e provincës me mentalitetin dhe fjalorin e saj të drejtpërdrejtë, është zhvendosur në studiot më ekskluzive televizive!
LIVE!!!!
Në ato studiot e populluara nga “gazetarë”, “shoqëri civile”, “profesorë universitarë”, “avokatë”, realisht të formuar në të njëjtat “oda” e “kafene”, të cilëve nuk u vret veshin “klysh kurvllëku” as edhe kur “këlyshi i kurvës” e thotë fjalë për fjalë edhe pse i kapur në flagrancë, që është “klysh kurve” aq sa nuk ka bir kurve ta kapë…
Këtu edhe “intelektualët” e pranishëm zihen “mat”!!!
Heshtin! Ç’të thonë?
Fakti është aq evident saqë i komplekson në vetë “klyshkurvllëkun” e tyre si objektiv rinie: ky që kanë përballë, është një këlysh kurve autentik, me impakt jo veç për “nënë e babë, motra e vëllezër”, por për të gjithë shoqërinë… ky “ia ka lujt fenë”!!!!
Largohen kokëlulur, të mundur nga studiot televizive ku këlyshi i kurvës, i kapur në flagrancë duke shkëmbyer favore me bandat e banditët, duke trashur zërin, ua ka përplasur në fytyrë faktin: sado që përpiqeni nuk bëheni dot aq këlyshë kurve sa unë!

Ai ka të drejtë, dhe kjo është përcëlluese… Ç’do thonë në fshat, në kafene, në odë, rrëzë rrapit,ata që na dëgjuan sot?
Sigurisht që do ta shajnë! Mbase jo aq rëndë “sa ç’e meriton” se në fund të fundit ai të paktën “mbërriti deri në Tiranë, e jep mend në televizor”, po “këlysh kurve” mbi këlyshat e kurvës nuk u bë dot… madje rrezikon të mbetet një nga ata që, në Tiranën ku ligjin e bëjnë ca këlysha kurve të tjerë, nuk e nxjerrin dot “qimen nga qulli”, njesoj si vëllezërit që mbetën në fshat…
E kështu, të enjte pas të enjteje, dilema e mos realizimit të plotë si “bir kurve” po e gërryen këtë shoqëri!
Është anti-kultura që nxisim e promovojmë provincialisht në çdo studio televizive “live”, është ajo që kurrë nuk do na projektojë tek Adenauer, Schuman e De Gasperi, por që na mban të lidhur tek hileqari tinzar “Nastradin”!
Ai “Nastradini” që i duket vetja bir kurve kur në këmbim të 10, 20 a 50 eurove, voton një këlysh kurve edhe për simpati… sepse ai e meriton, ai është këlysh kurve!
Kështu, “Nastradini” ynë i mbetur në tentativë, çdo të enjte pasi fik televizorin, tek kthehet në shtëpi nga kafeneja e fshatit apo e kasabasë ku “ka ngulur më në fund shtëpitë”, ndjehet i dështuar, i mundur në birkurvllëkun që mund ta kishte bërë por që nuk e bëri dot o për neglizhencë, o për mendjeshkurtësi!
Kërruset nën dilemën se mbase kështu paskësh qenë e shkruar, se fati i keq e desh që e ëma të mos kish qëlluar kurvë, e për këtë arsye mbase, megjithëse përpiqet, nuk bëhet dot tamam këlysh kurve…
Kur kujton jetën e tij, tallazet e brengat që ka kaluar me aq këlyshkurvllëk sa i ka rënë për hise, nuk është se ka ndonjë peng të madh, sepse siç i thonë andej “nga anët e tij”, sa ka rrojtur nuk do rrojë, dhe ai e di… po fëmijët?
Me ata si bëhet? Ata si t’i mësojë të jenë taman “këlyshë kurve”, si këta këlyshat e kurvës që sapo pa në televizor e që s’u hyn gjemb në këmbë….
Tek mbërrin tek derë e shtëpisë e ka gjetur fajtorin!
“Në shtëpi babai është mysafir”, kështu ka qenë gjithmonë! Fëmija bëhet siç e rrit e ëma…
Edhe për atë vetë, kur e mendon thellë thellë, fajin e ka e ëma, po nënës tënde s’ke ç’i bën…
Nënës së fëmijëve ama…hëh… gruas që aq shumë u përpoq e u mendua e u stërmendua derisa e zgjodhi, se mos i del kurvë si filanit e fistekut…asaj ia ndreq vetë…sapo të hyjë në derë…
Ajo e ka në dorë që fëmijët t’ia rrisë si këlyshë kurve, po s’e bën siç duhet….! Kurva e mutit!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY