Spaho reagon ndaj Dakos: ” I quan kriminelët qytetarë si gjithë të...

Spaho reagon ndaj Dakos: ” I quan kriminelët qytetarë si gjithë të tjerët”

92
0
Shares

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho i quan turp deklaratat e kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako bërë në emisionin  “Opinion”.

Në një status në facebook, Spaho thotë se për Dakon është normale që kriminelët të quhen qytetarë si gjithë të tjerët.

Reagimi i Edmond Spahos

A e patë çfare turpi!! Vangjush Dako i quan qytetarë si gjithë të tjerët kriminelet që takon gjatë zgjedhjeve, kriminelët që mban në shtabet elektorale, kriminelëve që ju jep leje ndërtimi, kriminelëve të cilët blejnë vota. Unë kam 300 Nice në gjithë Durrësin tha Gjushi.

Me ta shtroj dreka dhe darka për ti falenderuar për kontributin që dhanë në zgjedhje. Nicja është një kriminel i lidhur me laboratorin e Hasit dhe që ble vota në Durrës. E çfare ka këtu, pyeti Gjushi, kjo është qesharake të merremi me gjera të tilla. E njejta gjë ka ndodhur me Ndokën në Lezhë. Këtu kemi katandisur me Rilindjen. Keqardhje me ata të huaj që nuk kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë se sa shumë ka degraduar Shqipëria dhe rekomandojnë si zgjidhje “përmiresimin” e kodit elektoral. Ka ardhur koha që ky regjim kriminal të shembet i tëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY