Zonat “e nxehta” në Tiranë ku vajzat ngacmohen seksualisht

Zonat “e nxehta” në Tiranë ku vajzat ngacmohen seksualisht

244
0
Shares

Një studim i institutit Idra dhe UN Woman sjellin fakte tronditëse për ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në disa qytete të Shqipërisë.

Studimi i titulluar “Ngacmimi seksual dhe llojet e tjera të dhunës me bazë gjinore në hapësirat publike në Shqipëri” duke trajtuar këtë fenomen sjell me detaje shkaqet e ngacmimeve të kësaj natyre.  Studimi është përqendruar në sigurinë e hapësirave urbane të bashkive në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Për efekt të këtij studimi në qytetin e Tiranës janë zhvilluar gjithsej 350 intervista me gra dhe vajza, në zonën e njohur si “Astiri” dhe në qendër. Studimi mbërrin në përfundimin se, faktori më i lartë i rrezikut për zonën e “Astirit” konsiderohet të jetë mungesa e mjediseve të sigurta për gratë dhe vajzat, sidomos mbipopullimi i autobusëve.  Ndërsa për qendrën e Tiranës, faktori më i lartë i rrezikut konsiderohen të jenë burrat dhe djemtë që konsumojnë substanca narkotike.

Një tjetër problematikë që ky studim evidenton është rreziku si pasojë e ndriçimit të pakët në zona të ndryshme në kryeqytet, dhe mungesa e theksuar e policëve, sidomos në zonën e “Astirit”, fenomen që vërehet edhe në qytete të tjera.
Migena Kokero, drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës, tregon se ende ka shumë për të bërë.

“Bashkia e Tiranës sigurisht ka sektorin e barazisë gjinore, ku ka mbajtur një kontakt të veçantë jo vetëm me inciatorët, jo vetëm me gjetjet paraprake të këtij studimi, por sektori i barazisë gjinore i ka kushtuar një rëndësi të veçantë”, – shprehet ajo.
Gjetjet e këtij studimi janë një kambanë alarmi për autoritet vendore dhe qendrore përfshirë policinë për të frenuar ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në ambientet publike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY