Mazhoranca i hapi rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, deputeti: Palaçot po vjedhin...

Mazhoranca i hapi rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, deputeti: Palaçot po vjedhin shqiptarët

102
0
Shares

Mazhoranca votoi me 74 vota pro ligjit për Teatrin Kombëtar duke përshpejtuar kështu hapat për të shembur godinën e teatrit.

Lidhur me këtë votim, ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili shkruan se po shqiptarët po vazhdojnë të vidhen nga qeveria me anë të këtyre ligjeve.

Dhe pse presidenti Meta e ktheu ligjin duke renditur 9 arsye kushtetuese pse nuk duhej votuar, palaçot sipas deputetit dhe pse herën e parë pranuan këto 9 arsye, këtë radhë votuan kundër tyre.

Reagimi i plotë

Palaçot qe po vjedhin shqiptaret me ligj‎

‎Presidenti e ktheu ligjin e pare te Teatrit ‎duke rreshtuar me dekret 9 arsye kushtetuese pse ligji nuk mund te kalohej. Parlamenti e votoi dhe miratoi dekretin, pra pranoi rrezimin e ligjit duke pranuar te nenta aresyet e Presidentit, pa kundershtuar asnje.

‎Edi Rama amendoi ne rruge antikushtetuese ‎ligjin e rrezuar dhe ia coi perseri te njejten “corbe” Presidentit per dekretim. Presidenti e ktheu perseri ligjin me veto, duke nenvizuar se asnje nga 9 aresyet e rrezimit heren e pare nuk ishte zgjidhur. Mazhoranca ka vendosur te rrezoje tashme dekretin e Presidentit e te miratoje ligjin qe vjedh pronen publike duke prishur Teatrin Kombetar.

Tani, meqe presidenti nuk ka ndryshuar qendrim dhe thote se te nenta aresyet e rrezimit te pare mbeten edhe ne ligjin e ri, te vjen vetiu pyetja:

E kishte gabim Mazhoranca heren e pare kur pranoi nente arsyet e Presidentit, apo e pati gabim heren e dyte kur rrezoi po te njejtat nente aresye te Presidentit?

Pergjigja eshte shume e thjeshte: jane hajdute dhe palaço ne te njejten kohe‎

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY