Me 75 vota pro, mazhoranca miraton ligjin ‘Për lojërat e fatit’

Me 75 vota pro, mazhoranca miraton ligjin ‘Për lojërat e fatit’

104
0
Shares

Mazhoranca ka miratuar projekt ligjin për ‘Lojërat e Fatit’ me 75 vota pro, pa prezencën e opozitës.

Ky ligj i diskutuar shumë ditët e fundit, i hap rrugë mbylljes së pikave të basteve dhe kazinove në zonat urbane pas 31 Dhjetorit.

Kryeministri Rama kërkoi që të votohej më shpejt ky ligj, pasi sipas tij është e nevojshme të mbyllen për të larguar vesin e keq të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, opozita e ka cilësuar mbylljen e pikave të basteve si një tentativë tjetër e Ramës për të krijuar monopol shtetëror. Gjithashtu disa ekspertë të tjerë shpjegojnë se mbyllja e tyre do të lejë pa punë një pjesë të madhe të njerëzve për të cilët Rama tha se janë menduar disa zgjidhje.

Ndërkohë që Edi Rama gjatë fjalës së gjatë të tij lidhur me këtë çështje adresoi përgjigje ndaj atyre që kërcënojnë deputetët se do të marrin një përgjigje që nuk e kanë menduar kurrë më parë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY