Basha: Po jepen miliona për të hequr fletë-arrestin për Dakon

Basha: Po jepen miliona për të hequr fletë-arrestin për Dakon

111
0
Shares

Kryeopozitari Lulzim Basha vazhdon t’i qëndrojë fort bindjes se peshku i madh i gjithë këtij operacioni të fundit policor, është Vangjush Dako. Sipas liderit demokrat, Vangjush Dako figuron si person kyç i bashkëpunimit me bandën e Avdylajve dhe banda të tjera në Durrës dhe rezulton të jetë përmendur në përgjimet e dosjes hetimore 339.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për mediat, Basha pohoi se janë paguar miliona lekë për të mos lejuar arrestimin e Dakos.

Ai theksoi se e rëndësishme është të kuptohet se kush nuk e lejon arrestimin e kryebashkiakut të Durrëst.

Mos të mëremi edhe njëherë me këtë, por me thelbin. Dako figuron prej dy vitesh si personat kyç të bashkëpunimit me Avdyulajt, ku në mbështetje për të siguruar votat, iu ofronte atyre favore në punësime.

Qëndrimi i opozitës është i qartë dhe unik. Nuk mund të pranojmë me që qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare për t’u hedhur hi syve. Sepse janë arrestuar disa peshq të vegjël.Ky aksion është për të larguar vëmendje ndaj peshqve të mëdhenj, peshk i madh është Vangjush Dakon.

Pyetja është se kush nuk lejon arrestimin e Dakos? Sa para po shpenzohen për ta mbrojtura atë?.Po jepen miliona për të hequr fletë-arrestet”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY