Padi tjetër për Arta Markun, këtë radhë nga prokurori i njohur

Padi tjetër për Arta Markun, këtë radhë nga prokurori i njohur

150
0
Shares

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka paditur prokuroren e përgjithshme Arta Marku. Kjo është padia e dytë pas asaj të prokurores Sonila Muhametaj bërë disa ditë më parë.

Shkak është bërë transferimi i tij në qytetin e Pogradecit. Ai e ka konsideruar të paligjshëm urdhrin e Markut për transferimin në Pogradec. Përplasja mes tyre vjen për shkak të përplasjes për dosjen Shullazi.

Dosja “Shullazi” ka sjellë kaos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth një muaj më parë, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues, ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY