Veliaj mori dëmshpërblim nga gjyqi? Këshilltari tregon kush po gënjen

Veliaj mori dëmshpërblim nga gjyqi? Këshilltari tregon kush po gënjen

115
0
Shares

Pasi Erion Veliaj pretendoi se ishte fituesi i gjyqit me këshilltarin e PD, vjen reagimi i Akil  Krajës.

Kraja shkruan se vendimi i shkallës së parë është aktualisht duke u apeluar dhe se Veliaj deri më tani nuk ka marrë asnjë cent.

Në postimin në Facebook, ai shkruan se Veliaj po gënjen, pasi sipas tij kryebashkiaku nuk e ka marrë gjobën prej 1 milion lekë.

Erion Veliaj i dhuroi dy kompjutera shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz me fondin që sipas tij erdhi nga dëmshpërblimi pasi fitoi gjyqin ndaj këshilltarit bashkiak të PD-së.

REAGIMI I KRAJËS

#iTurbulluari gënjen sërisht 👎 !
Eshtë e pabesueshme sesi një Kryebashkiak mund ta ulë veten në këtë formë duke prodhur këtë gënjeshtër kaq banale 😵. Vendimi i shkallës së parë është aktualisht duke u apeluar 📜 dhe Veliaj nuk ka marrë asnjë cent. Ky është një veprim fyes e banal ndaj dinjitetit dhe inteligjencës së banorëve të Tiranës të cilëve #iTurbulluari u merr mbi 300mije 💶 në taksa e tarifa çdo ditë 💹 Për të politika është një shoë, jo një shërbim ndaj qytetarëve. Nga ku nevoja recidiviste për të bërë lajm, qoftë duke mashtruar kaq rëndomtë… Ska me dyshime, e ka humbur krejt fillin nga turbullimet shpirtërore që kalon….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY