Gjyqi i fundit i Erion Veliajt me këshilltarin e Partisë Demokratike Akil Kraja duket se ka nxjerrë fituesin. Të paktën këtë gjë e ka konfirmuar vetë Veliaj.
Kryebashkiaku pretendon se është fituesi dhe me lekët e fituara nga gjyqi, premtoi se do të dhuronte dy kompjuterë në një shkollë në Tiranë.
Aktualisht, nuk ka asnjë verdikt lidhur me gjyqin. Gjykata ende po shqyrton të gjitha provat dhe dëshmitë duke mos bërë zyrtare asgjë. Mirëpo, kjo nuk i ka mjaftuar Veliajt. Ai shihet teksa dhuron kompjuterat në një shkollë.
Lidhur me këtë gjë, ka reaguar nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili ironizon sjelljen e Erion Veliajt, i cili është bërë dhe lajm në një portal.
Në Facebook, Paloka shkruan se ato kompjutera nuk i mori me lekët e gjyqit, por me fondet e mamit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/