EMRAT/ Masat e sigurisë, ja çfarë u vendos për secilin prej 34...

EMRAT/ Masat e sigurisë, ja çfarë u vendos për secilin prej 34 të arrestuarve për trafik droge

210
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar seancën e sotme të vlerësimit të masave të sigurisë, për 34 të prangosuri, për trafik droge.

Sipas këtij vendimi, për dy femrat e arrestuara Mimoza Ndoka dhe Marjet Përsukura, është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Për 8 prej të akuzuarve është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjyqtari Bibë Ndreca ka vendosur të japë masën e sigurisë arrest shtëpie të arrestuarit Bledar Koci, Lule Zeneli, Luigj Paloka, Kol Lleshi, Zef Ndoka, Vasil Nika, Genc Zeneli dhe Vlash Gazulli.

Ndërsa për 24 të akuzuarit e tjerë është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. Nën këtë masë sigurie janë lënë edhe dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Agron Çuko.

Më herët sot, Prokuroria kërkoi masën ‘arrest shtëpie’ për 3 nga të arrestuarit. Bëhet fjalë për Vlash Gazulin, Vasil Nikën dhe Luigj Palokën. Ndërkohë për motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’, ndërsa masën ‘arrest me burg’ për 30 të tjerët.

Gjevi Ndoka (vëllai i Arben Ndokës) ka bërë të mundur të sigurojë akte të marrjes së tokës në pronësi në emër të shtetasve Kol Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, të cilat mbajnë data fiktive për periudhën e përpilimit dhe lëshimit të dokumenteve dhe pasi kanë plotësuar praktikat përkatëse me dokumente të falsifikuara, me ndihmën e personave të tjerë punonjës në ZVRPP, kanë arritur të regjistrojnë pasuri në sipërfaqe të konsiderueshme në emër të tyre dhe personave të tjerë dhe më pas i kanë tjetërsuar, duke bërë shitje dhe blerje fiktive, pranë zyrave noteriale te noterët, shtetasi Emanuel Gjura dhe punonjësi i kësaj zyre shtetasi Zef Lazri etj.

Gjatë operacionit “Vol-vo 4”, janë arrestuar 27 shtetas dhe 7 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Masat e sigurisë

Detyrim paraqitje
Mimoza Ndoka
Marjeta Perskura

Arrest shtëpie
Bledar Koci,
Lule Zeneli,
Luigj Paloka,
Kol Lleshi,
Zef Ndoka,
Vasil Nika,
Genc Zeneli
Vlash Gazulli

Arres në burg
Hajri Seferi
Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
Shkëlqim Avdyli
Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
Saimir Gjepali
Altin Avdyli
Jasin Avdyli
Fatos Llaftiu
Denis Llaftiu
Esat Mehmeti
Saimir Sulejmani
Elis Guri
Ilirjan Prifti
Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )
Ardit Gjyriqi
Elton Shehaj
Armand Spiro
Arben Cuko
Artur Balla
Arben Ndoka
Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
Bledi Ndokaj
Paulin Simoni
Zef Lazr

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY