“Volvo 4″/ Vlerësimi i masave të sigurisë, pritet vendimi i gjykatës për...

“Volvo 4″/ Vlerësimi i masave të sigurisë, pritet vendimi i gjykatës për të fortët e Shijakut

211
0
Shares

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda vijon prej 6 orësh seanca maratonë e vlerësimit të masave të sigurisë për 34 personat e arrestuar nga megaopercioni “Vol-vo 4”.

Mësohet se ka përfunduar marrja në pyetje e tyre dhe fjala e fundit e prokurorëve të çështjes.

Avokatët kanë kërkuar revokim të masave të sigurisë. Tashmë pritet vendimi i gjyqtarit Bip Ndreca nëse do të lërë në fuqi masat e sigurisë së dhëna prej tij apo do të ndryshojë ndonjë prej tyre.

Flet avokati i grupit të Shijakut: Nuk ka asnjë provë të vetme që mund ti mbajë në burg. Është një tip shoë që mund ti shërbejë politikës.Është montim që nuk ka ndodhur në 27 vjet tranzacion.

Jemi të shokuar megjithëse presim vendimin. Nuk kanë asnjë lidhje me asnjë grup.Është thjesht lidhje gjinie, gjaku, shoqërore dhe miqësore, është krijuar një grup i tërë i montuar.

Gazetarja: Pse janë quajtur të fortët e Shijakut?

Avokati: Ashtu e kanë menduar këta për të krijuar një imazh se “delja e zezë” ëhstë gjetur në Shijak.

Gazetarja Keti Banushi, nga Gjykata e Krimeve të Rënda raporton: “Janë 34 persona që u është dhënë masa e sigurisë në mungesë dhe po u verifikohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë dhe për 9 të arrestuarit në Lezhë për çështjen e pronave. Deri tani ka përfunduar marrja në pyetje e 34 personave dhe është fjala e fundit e prokurorëve.

Është një seancë maratonë, më shumë se 6 orë ku të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë dhënë pretendimet. Ka pasur dhe momente ku të pandehurit nuk janë ndjerë mirë dhe janë nxjerrë nga salla e gjyqit.

Nuk dihet sa do të zgjasë kjo seancë në pritje të vendimit të gjykatës. Kemi mësuar se ka pasur debate mes avokatëve të të pandehurve dhe prokurorëve të çështjes në lidhje me akuzat.

Asnjë prej tyre nuk i ka pranuar, teksa kanë pretenduar se edhe përgjimet që janë bërë ndaj tyre janë të paligjshme.Të gjithë avokatët kanë kërkuar revokim të masave të sigurisë për të akuzuarit.

Në fillim të seancës ata kërkuan ndarjen e çështjes së ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko mbi të cilin rëndon akuza e korrupsionit, gjë që nuk është pranuar prej tij dhe avokatit Maks Haxhia. E njëjta gjë edhe për ish-deputetin Arben Ndoka që është i arrestuar me katër familjarë të tij.

Avokatët thonë se janë çështje që mund të gjykohen në gjykata të tjera dhe se klientët e tyre nuk janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Megjithatë gjykata rrëzoi këto pretendime”.

Siç njoftoi policia dy ditë më parë nga ky megaoperacioni  u goditën 4 grupe kriminale në 12 qarqe të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY