Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike ka publikuar në rrjetet sociale provën që tregon se drejtori i ri i Policisë së Burgjeve ka qenë përfaqësuesi i PS në zgjedhjet e vitit 2013 në një nga qendrat e votimit.
Sipas Gazment Bardhit, kjo është shkelje e ligjit pasi policia e Burgjeve është strukturë e depolitizuar.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Shteti partiak i Edi Ramës!
E vetmja meritë e Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, i prezantuar me bujë nga Edi Rama, është shërbimi partiak për PS.
Bardhyl Kaçorri ka qenë Kryetar I KZAZ 27 në Tiranë si përfaqësues i PS në zgjedhje.
Emërimi I komisarit të votave të PS në krye të Policisë së Burgjeve është shkelje flagrante e ligjit, që përcakton se “Policia e Burgjeve është strukturë e DEPOLITIZUAR”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/