I mituri vrau vëllain, flet gjyshi: Ishin vetëm në shtëpi, fëmijët pa...

I mituri vrau vëllain, flet gjyshi: Ishin vetëm në shtëpi, fëmijët pa prindër janë jashtë kontrollit

196
0
Shares

Ngjarja e rëndë në Fier, mesditën e sotme, u kthye në tragjedi për familjen. Sherri me dy vëllezërve ka çuar në vdekjen e njërit prej tyre.

Ngjarja e ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit i mori jetën 13-vjecarit pasi u  qëllua për vdekje me thikë nga vëllai i tij 10-vjecar.

Gjyshi i dy të miturëve ka dalë në një prononcim për mediat duke folur lidhur me shkaqet dhe ngjarjen.Ndërkohë mësohet se familja kishte vështirësi ekonomike.

Në një rrëfim për ‘BalkanWeb’  gjyshi thotë se lajmin e mësoi nga spitali, pasi ishte për vizitë. Ai rrëfeu se fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë dhe ishin vetëm në shtëpi, pasi prindërit ishin në punë në Vlorë.

”Lajmin për nipin e mësova ne spital, se isha për vizite. Pashe makinën qe erdhi me shpejtësi aty kuptova se çfarë kishte ndodhur, pashe nusen qe zbriti dhe e pyeta çfarë kishte ndodhur. Djemtë kishin qene vetëm ne shtëpi dhe ishin zënë ne oborr. Prindërit ishin në punë në Vlorë. Fëmijët nuk kishin shkuar ne shkollë sot, ndërsa doktorët më thanë se nipi erdhi i pajetë në spital”ka treguar gjyshi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY