Basha me fermerët në Vaun e Dejës: Janë miliona euro për bujqësinë,...

Basha me fermerët në Vaun e Dejës: Janë miliona euro për bujqësinë, por i marrin oligarkët

137
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim  Basha ditën e sotme ka vizituar fermerët në Vaun e Dejës. Në fokus të takimit kanë qenë problemet që lidhen me bujqësinë dhe prodhimet.

Gjatë bashkëbisedimit, banorët i kanë shprehur Bashës të gjithë problemet që hasin në punën e tyre të përditshme në kultivimin e prodhimeve bujqësore.

Shumë prej tyre thonë se vuajnë mungesën e një tregu dhe pohojnë se nuk kanë asnjë subvencion. Përpos të gjithave, fermerët deklarojnë se e shesin mallin në formë private.

Ndërkohë, Basha u shpreh se problemi i vetëm është aksesi në treg i cili pengohet nga shteti. Bujqësia sipas tij është lënë në harresë pasi nuk ka asnjë ndihmë nga qeveria.

Basha theksoi se taksat e shqiptarëve po gllabërohet nga 10 oligarkë në shifrat 500 milionë euro. Ai tha se ka patur edhe subvencione, por kjo natyrisht me skema dhe interesa politike.

”Janë 500 milionë euro që i marrin oligarkët. Maqedonia shpenzon 150 milionë , Kosova 120 milionë euro, ndërsa shqiptarët rrinë me sytë nga qielli. Si do të konkurrojë speci i Kos maçit, patëllxhanit”, tha Basha.

Takim me fermerët e fshatit Kosmaç, Bashkia e Vaut të Dejës

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 24 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY