‘Babalja’/Avokati i gazetarit Olldashi: Proces i montuar politikisht nga Prokuroria

‘Babalja’/Avokati i gazetarit Olldashi: Proces i montuar politikisht nga Prokuroria

122
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg” për Fredi Alizotit. Alizoti  akuzohet se ka imituar zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt, në audio-përgjimin “Babale”.

Gjithashtu është lënë në fuqi dhe masa detyrim paraqitjeje për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili akuzohet për kallëzim të rremë.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, avokati i gazetarit që intervistoi Babalen (Albert Veliu) tha se ky është një proces i montuar politikisht.

“Nuk u morën përsipër provat tona. Dëshmia e Alizotit është kundër akuzës. I gjithë procesi është një proces i montuar politikisht nga Prokuroria.

Ne nuk kemi gjykatë dhe institucione. Prokuroria është kthyer në notere. Këto janë tmerret që ka hapur vettingu dhe gjyqtarët duke i shërbyer kryeministrit mendojnë se do i shpëtojnë vettingut.”– tha Çlirim Gjata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY