Vetting, konfirmohet në detyrë prokurori i njohur i Apelit

Vetting, konfirmohet në detyrë prokurori i njohur i Apelit

99
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokurorin e Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi. Bujar Sheshi njihet si prokurori i dosjes së ish-zv/kryeministrit, sot President i Republikës, Ilir Meta.

Seanca dëgjimore

Në seancë u bë prezent edhe raporti i DSIK në të cilin theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit. Vetë prokurori vlerësoi konstatimet e KPK-së. Vendimi i KPK-së për prokurorin pritet të shpallet të mërkurën në orën 10:00.

Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori posedon tre banesa, një përfituar nga privatizimi, një nga dhurimi dhe një trashëgimia. Konkretisht, prokurori Sheshi në vitin 2003 deklaron një parlament 2+1, përfituar nga privatizimi, ku nuk jepet as sipërfaqja dhe as vlera.

Në vitin 2012, deklaron një banesë 2+1, me sipërfaqe 160 m2, në bashkëpronësi me djalin e xhaxhait, lënë me testament nga halla. Shehi posedon 50 % të banesës njëkatëshe. Ndërkaq, në vitin 2016, prokurori Sheshi deklaron një apartament 1+1 në Tiranës, në bashkëpronësi me vëllain. Apartamenti është lënë trashëgim pas ndarjes nga jeta të prindërve. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY