Vrasja në Tiranë, komandoja ‘flet’ nga arratia: Negociata për t’u vetëdorëzuar

Vrasja në Tiranë, komandoja ‘flet’ nga arratia: Negociata për t’u vetëdorëzuar

331
0
Shares

Ai është në arrati, së bashku me të dashurin e Elvana Gjatës dhe një person tjetër, pas ngjarjes të 4 Tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Por mësohen detaje të reja lidhur me Marviol Bilon, komandon e Forcave të Armatosura.

Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.

Sipas “Shqiptarja.com” Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.

Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën ia ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje.

Mga këto memo, pretendohet se Bilo pas ngjarjes nga lokali ‘Monopol’  ka shkuar pranë Piramidës, tek disa pemë në lulishte ka hedhur pistoletën me të cilën kreu krimin.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si komandos i ka rënë në dorë arma e Redi Popeskut, për të cilin gjykata dha dje masën ‘arrest shtëpie’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY