Tiranë, AKU bllokon 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë

Tiranë, AKU bllokon 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë

121
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme.

Mësohet se kontrolli është bërë në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike”. Ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Njoftimi i plotë

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme operator të biznesit ushqimor, specifikisht edhe në magazina frigoriferike.

Kështu gjatë një kontrolli në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit.

Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon:

-operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU

-të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY