Nuk ka listë me emra gazetarësh dhe politikanësh të botuar në Greqi,...

Nuk ka listë me emra gazetarësh dhe politikanësh të botuar në Greqi, skenari brenda Shqipërisë

217
0
Shares

Gazetari Robert Goro, i cili prej shumë vitesh punon si gazetar në Athinë për emdia të ndryshme shqiptare dhe të huaja, deklaroi në opinion të Blendi Fevziut se lista e publikuar në mediat shqiptare nuk është raportuar nga mediat greke dhe nuk gjendet në gazetën greke që është përmendur nga mediat shqiptare.

Përmes një lidhje me Skype nga Greqia, Goro u shpreh se është përmendur emri i gazetës, por gazeta nuk kishte asnjë informacion në lidhje me listën e publikuar në Shqipëri si në variantin print po edhe atë online.

Disa portale shqiptare, edhe këto pa ndonjë peshë në informim në Shqipëri, raportuan se lajmi dhe lista ëhstë marrë nga gazeta elefteria ora, një gazetë e vogël greke.

Në fakt ashtu si edhe u denoncuar gjatë ditës së sotme nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, lajmi ëhstë krijuar nga një blog brenda Shqipërisë dhe më pas është referuar nga tre katër portale në shqip si i marrë nga gazeta greke.

Gazetari tregoi se listën nuk do ta marrim vesh kurrë, pasi ajo disponohet vetëm nga ministri dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.

Sipas tij, edhe në Kuvend ku bëhet kontrolli, aty paraqitet se ky fond është përdorur në Shqipëri, Maqedoni dhe ndonjë vend tjetër për këto arsye të caktuara.

Në lidhje me krijimin e debatit, Goro tha se gjithçka nisi me akuzat e ndërsjella mes ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Jashtëm në lidhje me abuzimet e fondeve sekrete.

Ndërkohë edhe gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe tha se në gazetaën greke nuk ka asnjë listë të publikuar ndërsa u intervistua nga televizioni për të cilin punon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY