Burri futet në burg se telefonoi policinë mbi 45.000 herë

Burri futet në burg se telefonoi policinë mbi 45.000 herë

97
0
Shares

Një shtetas turk është në probleme me ligjin, për shpërdorimin e linjës së emergjencës së policisë.

Ai telefonoi policinë 45.000 herë dhe kjo mund ta lërë prapa hekurave deri në 5 vite.

I identifikuar i Seref Can, 55-vjeçari përballet me akuzën e “parandalimit të një zyrtari publik nga kryerja e detyrës së tij”.

Në tërësi, ai arriti të telefononte numrin e policisë 155 në Truqi 45.210 herë në një vit, duke shkaktuar stres të madh tek shërbimi i urgjencës.

Arsyeja e sjelljes së tij është mjaft e trishtë, pasi ndodhej në depresion dhe thjesht donte të fliste me dikë.

“Jam divorcuar me gruan time dy vite më parë. Kam pirë vazhdimisht. Isha në depresion dhe nuk kisha asnjë për të folur ndaj telefonova në linjën e urgjencës së policisë,”-i tha ai policisë.

Por policia nuk është impresionuar nga fjalët e tij ndaj e vendosën përballë akuzës penale dhe mund të përballet me të paktën 5 vite burg.

Dhe më në fund të paktën 55-vjeçari realizoi dëshirën e tij dhe gjeti njerëz për të folur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY