Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

104
0
Shares

Mbi 100 ton me mbetje urbane shkarkohen në një ditë në fushën e plehrave të Fierit në lagjen Sheq.

Banesat me malin e mbetjeve janë shumë pranë. Kjo fushë nuk është e izoluar apo e rrethuar në mënyrë që plehrat të jetë të lokalizuar, për pasojë plehrat përhapen në lagjen përbri.

Në qytetin e Fierit, pranë lagjes “ Sheq”, në fushën e plehrave. Prej 50 vjetësh në këtë fushë nuk është vendosur dorë, për t’i asgjësuar ato është përdorur metoda më mesjetare duke i djegur ato. Gjë që shkakton ndotje të lartë mjedisore.

Helmet toksike që lëshohen gjatë asgjësimit të tyre me anë të djegies përhapin sëmundje infektive, kancerogjene e deri tek epidemi serioze që marrin jetë njerëzish.
“Vetëm për vitin 2018 pranë Qendrës Shëndetësorë Nr.1 janë paraqitur 568 raste ku qytetarët kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes”.

“Më ka vdekur babai me nënën nga puna e plehrave që kam këtu afër. Kemi pasur shumë probleme dhe tani shkojmë dhe vizitohemi gjithmonë. Nga pisllëku nuk hapim dot dyer se na vjen era fekale. Nëna dhe babai përse ndërruan jetë? Ndërruan jetë nga plehrat. I solla nga Vlora dhe më vdiqën nga kanceri që të dy”.

Në këtë fushë plehrat nuk janë të diferencuar sipas materialit, ndarësit e parë të tyre janë 20 familjet që jetojë nga plehrat. Pasi marrin materialet e riciklueshme ata i shesin ato. Të jetosh nga plehra është e rrezikshme për shëndetin, por për këto familje kjo është e vetmja alternative.

Sapo hyn në qytetin e Fierit prezantohesh me këtë mal mbetjesh urbane. Banorët e zonës shumë herë kanë ngritur zërin, por kurrë nuk është bërë asgjë. Mali i plehrave gjysmëshekullor duket se sfidon të drejtat e njeriut dhe ligjin. Banorët e kësaj zonë paguajnë 2.400 në vit taksën e pastrimit dhe gjelbërimit, ndërkohë që ata jetojnë më plehrat./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY