Alibeaj: Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar, Dako dhe Sejdini qeverisin...

Alibeaj: Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar, Dako dhe Sejdini qeverisin akoma

85
0
Shares

Nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Enkelejd Alibeaj, duke marrë shkas nga aksionet e fundit të policisë, deklaroi se deri më tani asnjë bos i krimit nuk është arrestuar. Në emër të PD-së Alibeaj tha se deri më tani nuk është sekuestruar asnjë pasuri kriminale.

Po ashtu demokrati nuk la pa përmendur emra socialistësh, mes tyre kryebashkiakun Vangjush Dakon, apo dhe Qazim Sejdinin. Sipas Alibeajt, në përgjimet që disponon prokuroria Dako ka lidhje me kriminelë, ndërsa shtoi se Sejdini ‘është i zhytur me bandat e Elbasanit’.

Deklarata e Alibeajt:

Policia e Shtetit, e cila në 5 vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, veproi si një organiztatë në mbrojtje të krimit me lidhje politike, tani po bëhët vegla më e shëmtuar dhe e rrezikshme e propagandës së kryeministrit, peng i krimit.

Lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, asnjë emër të forti, që drejton realisht bandat dhe organizatat kriminale në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka zgjedhur të bëjë megafonin e kryeministrit kundër interesit të qytetarëve për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar.

Operacioni “Forca e Ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës.

Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar.

Asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.

Nëse  Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur.

Operacionet apo paketat me emra propagandistikë janë shpikje e Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e tij dhe të bashkëpuntorëve të tij me krimin.

Është fakt se Taulant Balla përmendet për disa nga dosjet e rënda që janë në hetim. Por kryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i lirë. 

Është fakt se Vangjush Dako është I kapur në përgjim me disa kriminelë, por, megjithëse disa peshq të vegjël arrestohen, kryebashkiaku I Durrësit, është i lirë.

Është fakt se Qazim Sejdini është kokë e këmbë i zhytur me bandat e Elbasanit, por kryebashkiaku I Elbasanit është i lirë.

Është fakt se Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja përmenden edhe këta në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim, por të gjithë janë të lirë.

Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që Policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend.

Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët

Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar.

Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar.

Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve. 

Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin.

Në të vërtetë, në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë, bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata janë të ulur, bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY