FOTO/ Stresi në burg, e fejuara shfaqet përkrah vjehrrit

FOTO/ Stresi në burg, e fejuara shfaqet përkrah vjehrrit

210
0
Shares

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, djali i njërit prej eksponentëve të Partisë Demokratike, Sali Lushajt prej disa ditësh është vënë në qendër të vëmendjes, pasi u arrestua nga policia. I njohuri me emrin e artit ‘Stresi’, reperi u prangos nga FNSH në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës.

Duke qenë se reperi është i martuar me Kejsin prej disa muajsh, u mendua se kjo çështje do të ndikonte në marrëdhënien e tyre por nuk ndodhi kështu.

Vetëm para dy ditësh Kejsi bëri një deklaratë me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram, ku sqaronte se mbështeste atë dhe familjen e tij.

E reja vazhdon ta tregojë mbështetjen e saj krah familjes Lushaj dhe këtë gjë e ka treguar me anë të një fotoje që ka publikuar sot krah vjehrrit të saj, Sali Lushajt. Kejsi shihet e buzëqeshur krah tij dhe nga fotoja duket se ata po konsumojnë një drekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY