Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar drejtuesin administrativ të një firme këpucësh në Durrës, Bardhyl Muratin, 61 vjeç.
Sipas Policisë, më datë 16 dhjetor, 2016, në lagjen Nr.14, Durrës, në firmën e këpucëve, duke punuar, është dëmtuar një punëtore, G.Gj. 19 vjeçe, banuese në Durrës. Ajo ndodhet në Spitalin”Nënë Tereza”Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Por, Bardhyl Murati nuk ka paraqitur asnjë akt apo dokument që lidhet me sigurinë në punë të punonjësve. Gjithashtu, nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit dhe Inspektoriatin e Punës mbi ngjarjen e mësipërme.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar në nenet 289 dhe 301 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/