Digjen dy makinat në Vlorë, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen dy makinat në Vlorë, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

174
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy ngjarje të cilat dyshohen si kriminale, janë mbajtur të fshehta nga policia. Të paktën policia nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me to, por është mjaftuar me një informacion paraprak.

Bëhet fjalë për djegie makinash në qytetin e Vlorës.

Informacion paraprak

Më datë 21.10.2018, në orën 01:45, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të markës “Ford”, në pronësi të shtetasit B.B. vjeç 57, banues në Vlorë. Punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Informacion paraprak

Më datë 22.10.2018, në rrugën “Mustafa Bello”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases R.E., vjeçe 33, banuese në Vlorë. Po punohet për përcaktimin e rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY