Zbardhen përgjimet e trafikut të drogës: Hap një llogari, do vijnë 500...

Zbardhen përgjimet e trafikut të drogës: Hap një llogari, do vijnë 500 mijë euro

153
0
Shares

Në dosjen voluminoze të prokurorisë për grupin kriminal që trafikonte drogë, bien në sy shuma e mëdha të parave që ata lëviznin me njëri-tjetrin.

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot një pjesë të përgjimit të njërit prej të arrestuarve, Hajri Seferi, i cili me sa kuptohet kërkon të hapë një llogari bankare për të arkëtuar 500 mijë euro.

DOSJA E PROKURORISE

“I dyshuari Hajri Seferi dhe bashkëpunëtorët e tjerë në veprimtarinë e tyre rezulton se përveç veprimeve të kundraligjshme në lidhje me narkotikët (si në trafikim ashtu edhe në shitje, transportim, tregim, etj.), rezulton se kanë pasur përfitime të mëdha, të cilat i kanë investuar në pasuri të ndryshme.
Kështu më datë 05.04.2018, i dyshuari Hajri Seferi, përdorues i numrit XXX komunikon me përdorues i numrit XXX sipas të cilit:
‘Na foli her ksaji. Po bre ma kalo…/ Alo mirëmëngjesi.

Mirmëngjesi… Nga T.B., jam E., ka ardhë XXX dhe do të baj ni veprim, thotë do të hapi llogari të arkëtojë 500 mijë euro, sepse thotë do bëji pagesat e firmave, tani ma sqaro ni çikë si domethan për qa do hapet llogaria, sepse do paguhet firma pra, do paguhet firma, po me firmën ke lidh ndonjë kontrate paraprake. Jo, jo, nuk kam asi lloji kontrate… Po sa do jetë vlera e investimit, sepse nuk lejohet që domethënë të bëhen pagesa nga një llogari individuale tek firma, nëse nuk ka një dokument përkatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY