Masakra e Bllokut, lirohet pronari i lokalit i arrestuar dy ditë më...

Masakra e Bllokut, lirohet pronari i lokalit i arrestuar dy ditë më parë

137
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për pronarin e lokalit Redi Popesku, ku ndodhi vrasja në ish Bllok në datë 4 tetor, duke e liruar kështu nga masa ‘arrest me burg’.

Redi Popesku u arrestua dy ditë më parë me dyshimet se po pengon autoritetet për të hedhur dritë mbi ngjarjen në lokalin e tij.

Popesku dyshohet se ka fshehur armën e Ervis Martinajt menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ai ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesën për të dorëzuar një pistoletë të cilën e disponon me leje.

Sipas avokatit masa e arrestit në flagrancë ka qenë e rëndë për klientin e tij, për shkak se ai nuk ka kryer asnjë veprim që përbën krim. Sipas avokatit edhe masa e arrestit të shtëpisë sipas tij nuk është një vendim i drejtë.

Nga ngjarja në Bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion (Esmerald) Hato. Në kërkim janë shpallur Ervin Mata dhe Merviol Bilo si dhe një person i tretë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY