Ish-ministri: Do burgoset gjysma e Lezhës për një vend…

Ish-ministri: Do burgoset gjysma e Lezhës për një vend…

118
0
Shares

Ylli Manjani në një reagim në rrjetet sociale shkruan se do të burgoset gjysma e Lezhës për ”Rana e Hedhun”, e cila sipas tij, është gjysma me plehra.

Ish ministri i referohet ngjarjeve të fundit, ku ish-deputeti Ndoka u arrestua pasi emri i tij u përmend në përgjimet për abuzimet me tokat në Lezhë.

Ish-ministri thotë se falsifikimi nuk ka lindur në Lezhë duke i kujtuar Rilindjes se masakra korruptive e vërtetë është në rivierë.

Postimi i plotë

“Sa ranë (rërë) politike ka hedhë Rilindja tek Rana e Hedhun aq të mira qofshin!

Do burgoset gjysma e Lezhës për një vend, gjysma e të cilit ka plehra. Po na e shesin atë vend me çmimin e Karaibeve.

Të krijohet ideja që fallsifikimi si shkencë ka lindur në Lezhë.

Ndërkohë në Riviere, perlën e bregut Rilindasit punojnë të qetë…

Askush nuk merret me masakrën korruptive shtetërore atje!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY