Shtyhet sërish seanca për bandën e Shullazit, çfarë thonë avokatët

Shtyhet sërish seanca për bandën e Shullazit, çfarë thonë avokatët

104
0
Shares

Shtyhet sërish seanca për bandën e Emiljano Shullazit. Shkak u bë sërish mbrojtja. Avokatët kanë kërkuar edhe një javë kohë për të grumbulluar provat pro klientëve të tyre.

Gjykata e Krimeve të Rënda e pranoi kërkesën e tyre dhe caktoi seancën e radhës për në datën 30 tetor.

Në fillim të këtij muaji pas shumë seancash shtyrjeje dhe debatesh Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për të akuzuarit.

Prokuroria kërkoi 64 vite burg bandën e Shullazit. Respektivisht, 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqën dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga  11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Seancat për bandën e Shullazit janë ndjekur rregullisht nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe janë zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY