Gazetari tregon lidhjen e Dakos me grupin e Shijakut: Në ditët në...

Gazetari tregon lidhjen e Dakos me grupin e Shijakut: Në ditët në vijim mund të dalin faktet

170
0
Shares

Flamur Vezaj ka zbuluar detaje të reja nga buja e arrestimeve të fundit, me 27 persona dhe me lëshimin e 44 urdhër arresteve.

Në një prononcim pë 360 gradë, ai zbuloi se nga rasti i trafikut të drogës në Shijak janë të përfshirë biznesmenë të fuqishëm, pronarë të lokaleve të natës të njohura që prej vitesh merren me pastrimin e parave. Në këtë dosje del edhe emri i kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Vezaj paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin dhe përgjimet që i ka realizuar Gjermania, ku kryeabashkiaku i kërkon ndihmë për votat këtij grupi kriminal.

Nga ana tjetër, pasi Artur Zheji e pyet nëse Prokuroria kontrollohet nga Rama dhe pse Rama do të vejë veten në rrezik që një nga politikanët për të cilët ka investuar kaq shumë sa Dako në Durrës ta cojë buzë përgjimeve dhe arrestit.

Vezaj thotë se deri tani janë ndërruar 5 prokurorë për çështjen që janë arrestuar persona konkretë. Në raste të tjera nuk janë ndryshuar prokurorë për dosjen konkrete dhe ai prokuror që e ka marrë e ka çuar deri në fund.

”Fakti që këtu janë ndryshuar 5 prokurorë nuk besoj që përsëri zoti Dako të ketë ndonjë përgjegjësi penale sepse nuk e mendoj që ndryshimet që janë bërë të prokurorëve kam përshtypjen kanë arritur në një pikë që të mos dilte zoti Dako. Po të dilte Dako është një gjë shumë e rëndë sepse provohet pretendimi i opozitës” ka thënë Flamur Vezaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY