Berisha: Operacioni në Has u dekonspirua, ja kujt i përkisnin 5.2 ton...

Berisha: Operacioni në Has u dekonspirua, ja kujt i përkisnin 5.2 ton heroinë

207
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në ‘Open’ tha se në aksionin e policisë së një dite më parë ishin lëshuar 46 urdhërarreste, por u arrestuan vetëm 26 persona, pasi të tjerët u larguan sepse u njoftuan.

Sipas tij aksioni në Has u dekonspirua nga vetë policia, ndërsa 5.2 ton heroinë që u kap në has i përket kupolës së lartë politike.

E vërteta është që fundjava mbi të gjitha mund të quhet dekonspirimi i operacioneve ndërkombëtare. Siç e the vetë janë lëshuar 46 urdhërarresti, por janë arrestuar vetëm 26 vetë pasi të tjerët janë larguar, ata që mbrohen nga politika. Raportet flasin për 5.2 tonelata heroinë po të kthesh opiumin në heroinë. Mos harro se lëvizin 5 tonelata heroinë për 2 apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për europën. Partnerët nuk dështua, ata e kapën drogën, por nuk u kapën bosin. U kapën fshatarët, një punonjës zjarrfikësish në Shkodër dhe një biznesmen turk. Aksioni është dekonspiruar nga policia. Kupola politike e kësaj sasie kolosale u njoftua për këtë. Droga i përkiste një kupole të lartë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY