Një e moshuar 74 vjeçare u gjet e vrarë në mënyrë mizore në një apartament në Frauenfeld (TG) të Zvicrës. Shqiptarja nga Maqedonia kishte disa muaj që jetonte në shtetin zviceran pasi u transferua nga Italia.
Ngjarja makabre u regjistrua më 16 tetor të këtij viti dhe për rastin është arrestuar nipi i saj, 19-vjeçar me nënshtetësi italiane.
Autopsia e porositur nga prokurori publik i Frauenfeld TG tani ka çuar në identifikimin e gruas.
“Personi i vrarë në Frauenfeld është gjyshja 74-vjeçare e Fatmir T.”, konfirmon policia kantonale Thurgau.
Mediat zvicerane shkruajnë sot se nipi i saj është i dyshuari kryesor për vrasjen e të martës së kaluar. Ai thuhet se i ka prerë kokën gjyshes së tij.
Policia kantonale Thurgau tha se “kur arritën shërbimet emergjente, koka ishte e ndarë nga trupi”.
Më 16 tetor, pak para orës 17:30, një fqinj lajmëroi policinë për ngjarjen.
Pas ardhjes në apartament, policia zbuloi krimin makabër.
I dyshuari kryesor për vrasjen u arrestua disa orë më vonë në kantonin e Cyrihut, në zonën Kloten të aeroportit.
Sipas “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën.
Rrethanat e krimit brutal janë ende të pa qarta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/