Vrasja në Tiranë, Gjykata e Apelit vendos për Ervis Martinajn

Vrasja në Tiranë, Gjykata e Apelit vendos për Ervis Martinajn

139
0
Shares

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton të mbetur të plagosur nga ngjarja e ish-bllokut disa javë më parë.

Avokati para gazetarëve e cilësoi vendimin e Gjykatës jo të drejtë, pasi prokuroria ende nuk ka gjetur prova për të vërtetuar përfshirjen e tij në ngjarje dhe gjithashtu prova që vërtetojnë se ai kishte fshehur armën.

Jo më larg se dje u arrestua nga ana e Policisë dhe pronari i lokalit Monopol ku ndodhi përplasja me armë, Redi Popescu. Ai dyshohet se ka ndihmuar Martinajn që të fshehë provat, duke ndihmuar që ai të largojë armën nga lokali.

Ngjarja e 4 Tetorit 

Nga ngjarja në kryqytet, të arrestuar janë shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Geldo Hoti i kapur në Gjirokastër në tentativë për tu larguar. Ndërsa  janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”. Përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY