Arrestimi i Arben Ndokës, reagon deputeti: Sjellje skandaloze, vepruan me standarde të...

Arrestimi i Arben Ndokës, reagon deputeti: Sjellje skandaloze, vepruan me standarde të dyfishta

167
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin  Ndreu ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-deputetit Arben Ndoka, i cili është dhe miku i tij.

Ai thotë se ka rezerva lidhur me mënyrën e arrestimit.

Reagimi i plotë

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyre skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parë rëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve të Rënda.

Duhet shihen me qetësi këto gjëra. Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të tepruaut të porkurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtesise e të flasim për të tjerat.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY