Aksioni për arrestimin e ‘të fortëve’, çfarë pret ambasadori i BE

Aksioni për arrestimin e ‘të fortëve’, çfarë pret ambasadori i BE

128
0
Shares

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas operacionit masiv të policisë ditën e djeshme.

Në një postim në Twitter, Soreca ka përshëndetur këtë aksion dhe pret që ndjekjet penale dhe dënimet të vijojnë dhe në ditët në vijim me rezultate të qëndrueshme.

Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme” , shkruan Soreca.

Nga operacioni antidrogë i ndërmarrë në 21 tetor në Shijak dhe Durrës solli arrestimin e  tre vëllezërëve Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut.

Të arrestuar janë vëllezërit Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe disa persona të tjerë mes tyre Fatos Llaftiu dhe Shaqir Gjepali. Operacioni u zhvillua nga FNSH dhe RENEA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY