Dështon mega-operacioni për arrestimin e Klement Balilit

Dështon mega-operacioni për arrestimin e Klement Balilit

149
0
Shares

Aksioni i ndërmarrë që prej ditës së djeshme është ndërprerë pa sukses dhe pa të shumëkërkuarin, Klement Balili.

Burimet thonë se operacioni është ndërprerë orët e para të mëngjesit. Mega-operacioni antidrogë përfshiu 1000 forca policore dhe u shtri në disa qytete të policisë.

Krahas operacionit të FNSH dhe RENEA-s të që po zhvillohej në Shijak e Durrës, policia po zhvillonte paralel një tjetër operacion në Sarandë, për kapjen e Klement Balilit, të njohur si Eskobari i Ballkanit.

Burime nga Policia thanë se forcat speciale RENEA dhe ato FNSH kanë nisur një operacion në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej  se fshihej i shumëkërkuari Klement Balili.

Kontrollet e FNSH-së dhe RENEA-s janë kryer në banesën e Balilit në Stjar dhe të të afërmve të tij, po nuk është gjetur asgjë derimë tani. Ka pasur vetëm një person të shoqëruar në Sarandë, i cili dyshohet se kryente trafik droge, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Kishte të dhëna se Balili mund të ishte i strehuar në atë zonë, ndërsa kishte patur disa sinjalizime që mund të çojnë në lokalizimin e vendndodhjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY