Berisha: Rama e ka të ndjerë keqardhjen për Çukon …

Berisha: Rama e ka të ndjerë keqardhjen për Çukon …

101
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, deklaroi pas arrestimit t ish-deputetit socialist Arben Çuko se ndien keqardhje për të. Menjëherë pas deklaratës së Ramës ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në Facebook, se keqardhja e Ramës për Çukon është e ndier.

Sipas tij sado që të ketë vjedhur Çuko ai është shumë larg Ramës dhe ministrave të qeverisë së tij.

POSTIMI I BERISHES:

Kallam Dështaku e ka të ndjerë keqardhjen për Çukon!

Të dashur miq, me vrap pas arrestimit të Arben Çukos, Kallam Dështaku reagoi duke thënë: Keqardhje për Arben Çukon.

Unë mendoj se keqardhja e tij për hajdutin Arben Çuko është e ndjerë! Sepse sado që të ketë vjedhur, Çuko është vite dritë larg një hajni me ato që ka vjedhur Kallam Dështaku, Zho Zho apo ndonjë ministër tjetër. Krahasuar me këta, Çuko del hajdut thërrimesh! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY