Ambasadorja franceze në Tiranë: Koha fluturon, pa rezultate nuk ka negociata në...

Ambasadorja franceze në Tiranë: Koha fluturon, pa rezultate nuk ka negociata në 2019

120
0
Shares

Ambasadorja franceze Christine Vasak është shprehur hapur se nëse Shqipëria nuk sjell rezultate, atëherë duhet të harrojë hapjen e negociatave në qershorin e vitit të ardhshëm.

Deklarata është dhënë në takimin e zhvilluar për 20 vjetorin e aleancës Shqipëri- Francë. Ambasadorja ka deklaruar se konfluzionet e dhëna nga Këshilli Europian duhen marrë seriozisht nga politika shqiptare, në të kundërt as për vitin e ardhshëm Shqipëria s’do të mund të integrohet më tutje.

Christine Vasak: Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet.

Kujtojmë se dy nga kërkesat kryesore të konkluzioneve të KE-së në qershorin e këtij viti ishin reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, të dyja procese që ende nuk kanë dhënë rezultate fundore deri më tani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY