Zbulohen fotot, Koço Kokëdhima bën festë pas largimit nga PS

Zbulohen fotot, Koço Kokëdhima bën festë pas largimit nga PS

68
0
Shares

E premtja ishte një ditë e ngjeshur dhe plot aktivitet për ish-deputetin dhe ish-sekretarin socialist, Koço Kokëdhimën. Prej orës 10 ai ishte pjesëmarrës në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku dy orë më pas do të jepte dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Reformës Strukturore dhe Emigracionin, në shenjë proteste ndaj tentativës së vazhdueshme të drejtuesve të PS-së për ta likuiduar politikisht.

Fotografia e Koço Kokëdhima

Por mbrëmja do ta gjente mes bashkëpunëtorëve, në bizneset e tij të sukseshme, si Abissnet, Unipress, Botimet Max. “Mbrëmja e Fundvitit me punonjësit, miqtë e bashkëpunëtorët në vite ishte shumë e hareshme! Mbrëmë, të rinj e të reja të veshur shumë bukur kërcyen e vallëzuan deri vonë! U uroj atyre dhe gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjen!”-shkroi pasdite Kokëdhima në faqen e vet në Facebook, ku hodhi edhe 33 foto duke pozuar dhe vallëzuar me bashkëshorten, fëmijët, të afëmit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Fotografia e Koço Kokëdhima

Kokëdhima u detyrua të ndërpresë festën e nisur në hoteli “Plaza” në ora 20.00 për të qenë në studion e ABC Neës ku foli për zhvillimet e djeshme në Asamblenë e PS-së dhe projektin për lëvizjen politike në PS dhe u kthye sërish në festën që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit.

Fotografia e Koço Kokëdhima

Më poshtë është galleria e fotove të marra nga profili Kokëdhimës në Facebook:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY