Deniza fiton zgjedhjet në Belgjikë: U kry babush, krenohu atje lart!

Deniza fiton zgjedhjet në Belgjikë: U kry babush, krenohu atje lart!

147
0
Shares

Deniza Miftari është 22 vjeç, por mosha nuk e ka penguar që të fitojë një nga betejat më të rëndësishme të jetës. Shqiptarja ka ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë, duke u bërë asambleiste e zgjedhur së komunës së Roseslares.

Deniza ka lindur në Gjilan, ndërsa në moshën 3-vjeçare emigroi në Belgjikë së bashku me familjen. Ajo rrëfen se ka qenë babai i saj, i cili nuk jeton më, që e dëshironte fort këtë realitet për të. Dhe vogëlushja e rritur tashmë, ia dedikon atij fitoren duke iu krenuar: “U kry, babush”.

Deniza shkruan:

Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin.
Dëshira jote më e madhe ishte ta përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithçka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë që e kam për ty.
Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjatë fitores, mbrëmë e di që ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart që “qiki vogël’” është zgjedhë asamblistja më e re e Komunës së Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.
Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. Ti je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do jesh arsyeja që do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.
Të dua. Të dua o jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY