Ministrja denoncon skandalin e KLD-së me lejën prindërore, reagon gjyqtari Gjin Gjoni

Ministrja denoncon skandalin e KLD-së me lejën prindërore, reagon gjyqtari Gjin Gjoni

216
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj doli në një deklaratë për mediat nga ku denoncoi sipas saj skandalin lidhur me vendimin e paligjshëm për t’i dhënë gjyqtarit Gjin Gjoni lejen prindërore 2 vjeçare.

Gjonaj ka zbuluar se KLD e ka miratuar kërkesen e tij në mënyrë të fshehtë dhe flagrante pa respektuar rregullat e shtetit ligjor. Ajo gjithashtu e ka cilësuar vendimin e KLD-së si një shkelje e rëndë e ligjit dhe akuzoi Gjyqtarin Gjoni se ka votuar për veten e tij në mbledhje.

Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për lejen prindërore, ka reaguar edhe Gjyqtari Gjin Gjoni i cili shprehet se nuk është hera e parë që KLD miraton leje të tilla.

Gjonaj thekson se deklarata e ministres është pa sens dhe pa baza.

S’është hera e parë që KLD miraton një lejje të kësaj natyre. Kërkesa ime prindërore është në kornizë ligjore dhe deklarata e ministres është nonsesnse dhe pa baza. Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vettingun”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY