EMRAT/Zbulohen mediat shqiptare të financuara nga Greqia

EMRAT/Zbulohen mediat shqiptare të financuara nga Greqia

363
0
Shares

Fax News ka siguruar disa nga emrat e institucioneve dhe mediave të cilat janë financuar nga Greqia nëpërmjet një fondi sekret.

Sipas Fax News, bëhet fjalë për portalet dhe institucionet: Albanian Free Press, Noa.al, Himara.Gr, Epirus (gazete ne veri te greqise), Instituti i Studimeve Mediatike.

Këto janë vetëm disa, sepse dyshohet se janë dhe shumë të tjerë të përfshirë në listë.

Prokuroria e Athinës ndërkohë ka urdhëruar fillimin e hetimeve pas publikimit se fonde sekrete të ministrisë së Jashtme janë përdorur për të financuar media në Shqipëri dhe Maqedoni.

Burime të sigurta thonë se janë financuar edhe programe të ndryshme për studime Master të zyrtarëve shqiptarë në Greqi, por edhe për pritje, përcjellje dhe udhëtime turistike të disa prej gazetarëve shqiptarë.

Në listë nuk mungojnë as fondacione mediatike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshje mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Madje, janë disa portale që operojnë në Shqipëri, me domain “.al”, por që finacohen prej Athinës zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY