Pse është e vështirë të mësohet se cilët u paguan nga fondet...

Pse është e vështirë të mësohet se cilët u paguan nga fondet sekrete greke?

125
0
Shares

Prokuroria e Athinës ka urdhëruar fillimin e hetimeve pas publikimit se fonde sekrete të ministrisë së Jashtme janë përdorur për të financuar media në Shqipëri dhe Maqedoni.

Në pozicionin e të dyshuarit është portali “iefimerida.gr”. sipas portalit, hetimet do të bazohen në nenin 146 të Kodit penal, “mbi shkeljen e sekreteve të shtetit”.

Në një editorial portali mbron vetëveten, duke shënuar se çështja e fondeve sekrete u hap fillimisht nga ministri i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes, gjatë debatit që zhvilluan në mbledhjen e qeverisë, ditën e martë.

Pas këtij debati, “iefimerida” publikoi një shkrim bazuar mbi dëshmi deputetësh. Sipas shkrimit, më 10 tetor, në kryesinë e parlamentit ishte shqyrtuar fatura e fundit e ministrisë së jashtme, me vlerë 1 milionë euro. Arsyetimi që shoqëronte alokimin e këtij fondi, ishte se qe përdorur për të financuar media në Shqipëri e Maqedoni, si dhe për të mbështetur kisha ortodokse jashtë Greqisë.

Zërat për shpërdorime të fondeve sekrete në Greqi, datojnë që në fillim të viteve 1990.

Sipas ligjit, janë disa ministritë që kanë fonde sekrete; “pjesa e luanit” i përket ministrisë së jashtme.

Siç raporton portali “i.gr”, është mjaft e vështirë për të mos thënë e pamundur, të mësohet adresimi i saktë i parave që jepen nga fondet e fshehta. Madje këtë nuk e di as komisioni prej pak anëtarësh i parlamentit. Raporti përmban vetëm shumën dhe qëllimin se përse u paguan ato para. Kjo, shton portali, do të thotë se vetëm ministri (dhe me gjasë dy tre bashkëpunëtorë të ngushtë të tij), e dinë se ku saktësisht shkojnë paratë. Askush tjetër.

Në 2012, kur kryeministri Tsipras ishte lider i opozitës, paditi ministrinë e jashtme greke për keqpërdorim të fondeve sekrete. Sipas akuzës, paratë nuk ishin përdorur për promovimin e interesave kombëtare, po për qëllime të tjera. Mirëpo hetimet nuk dhanë ndonjë rezultat./ora news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY