Blerja e mediave shqiptare nga Greqia, Idrizi: Të nisin hetimet, të dalin...

Blerja e mediave shqiptare nga Greqia, Idrizi: Të nisin hetimet, të dalin kush janë përfituesit

139
0
Shares

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për mediat është ndalur tek çështja e fundit lidhur me blerjen e disa mediave në Shqipëria nga Greqia.

Idrizi në fjalën e tij i ka bërë thirrje Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të hetojë fondet e ardhura nga fqinji për ‘manipulimin e opinionit publik. Ai ndër të tjera kërkon nga Prokuroria të nisë hetimet.

“ Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me tallje çamet. Nuk jemi në komunizën por sot. Shumë media heshtin.  Një pjesë e mediave hesht se është e blerë. Ne jemi në emergjencë” është shprehur Idrizi.

Ai thotë se vetëm në një muaj janë vënë mbi një milion euro, teksa pohon se në vite ajo do të jetë më e lartë.

”Këkojmë nga Presidenti të zbulojnë qëllimin real të manipulimit të opinionin publik. Janë një milion euro për një muaj. Duhet të kuptojmë sa fonde të zeza janë hedhur në Shqipëri gjatë këtyre vite. Duhet të zbulohen cilat janë mediat, portalet, OJF dhe Shoqatat që janë implikuar në këtë operacion.

Nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare. Çfarë po bën prokuroria e Shqipërisë kur ajo e Athinës po heton për nxjerrje të sekretit grek”, u shpreh ai.

Publiée par Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet sur Samedi 20 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY